Dallas Mavericks, kampione e NBA

13/06/2011 08:50

Dallas Mavericks shpallen për herë të parë kampion të basketbollit në Amerikë.

Skuadra nga Teksasi ka mundur në ndeshjen e 6, 105-95 Miami Heat duke mbyllur serinë e finaleve me rezultatin 4-2. Në finalen e vitit 2006, ishte skuadra e Miamit ajo që fitonte duelin me Mavericks dhe që shpallej kampione e botës.
 
Në Miami, Jason Terry ishte ai që shënoi më shumë pikë, por gjermani Dirk Nowitzki ia ka rrëmbyer trofeun si lojtari më i mirë i kampionatit, falë dhe performancës së mirë të treguar gjatë të gjithë serisë së finaleve.
 
Gjermani 33-vjeçar është basketbollisti i dytë në NBA, pas Karem Abdul-Jabar që ka shënuar 30 pikë në 4 ndeshje rradhazi në finalet e NBA.
 
Ndryshe ishte situata në skuadrën e Miamit. 3 yjet e këtij ekipi LeBron James, Dwayne Wade e Chris Bosh kanë zhgënjyer në këto finale. Mbreti James kishte një mesatare prej 27 pikësh në ndeshjet e sezonit, ndërkohë që në finale ai nuk arriti dot të kalojë mesataren e 21pikëve. Shumë pak për një basketbollist që kërkon të jetë më i miri i NBA.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA