Pakistan, urdhër-arrest për Musharraf
11/06/2011 12:40
Një gjykatë që trajton cështjet e terrorizmit në Raualpindi të
Pakistanit ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndaj ish-presidentit Pervez
Musharraf.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave ish-gjenerali ka përfunduar nën akuzë lidhur me vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto.
Në seancën e sotme prokurori i cështjes ka deklaruar se pavarësisht një thirrjeje formale dhe inkriminimit, Musharraf nuk është shfaqur në proces.
Benazir Bhutto, pas një kohe të gjatë jashtë vendit, u kthye në Pakistan për të garuar për postin e presidentit, por u vra gjatë një parade, ku humbën jetën edhe rreth 200 persona.
Top Channel