Siri, vazhdon shtypja e dhunshme e protestave

04/06/2011 01:55

Vazhdon dora e hekurt e forcave të presidentit Bashar al Asad ndaj protestuesve anti-qeveritarë në Siri.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, të paktën 67 persona humbën jetën në qytetin e Hamamit në veri të Damaskut. Ata u qëlluan me plumba dhe armë artilerie nga ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë edhe pse protesta e tyre nuk ishte përshkallëzuar në akte dhune.

Lajmi konfirmohet edhe nga televizioni arab, Al Arabiya që citon burime nga opozita vendase që pretendon se në rrugët e qytetit të Hamamit dolën mbi 50 mijë qytetarë.

Top Channel