Strauss Kahn lë burgun e Nju Jorkut

21/05/2011 08:50

Ish-drejtori i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka lënë burgun famëkeq Rikers Island, në Nju Jork, pas pesë ditësh burgim.

Ai ndodhet nën kujdesin e një shoqërie sigurie që punon për prokurorinë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Pas pagimit të një garancie prej 1 milion dollarë, Kahn do të qëndrojë në arrest shtëpie në një apartament në Manhatanin e Ulët.

Ai pritej të strehohej në një rezidencë luksoze që kishte prenotuar, por që më pas e ka anuluar pasi banorët fqinjë kanë refuzuar praninë e tij.

Avokatët e Strauss Kahn thanë për mediat se u paguan 6 milionë dollarë në total për lirimin e tij me kusht.

Top Channel