Siria përgjaket sërish

21/05/2011 01:50

Rikthehen përleshjet e përgjakshme në Siri. Të paktën 34 persona raportohen të vdekur nga protestat e ditës së premte kundër regjimit të Bashar al Assad.

Grupe siriane të të drejtave të njeriut thanë për mediat ndërkombëtare se forcat ushtarake kanë hapur zjarr kundër turmave të manifestuesve në qytetin e industrial Homsit në perëndim të vendit duke lënë të vdekur 11 persona.

Manifestime ka patur edhe në disa qytete të tjera në jug të vendit, ku janë regjistruar të paktën 23 viktima.

Prej javësh Siria është përfshirë nga një valë masive protestash që kërkojnë reforma dhe largimin e presidentit Bashar al Assad, ndaj të cilit vetëm pak ditë më parë Uashingtoni ndërmori një sërë sanksionesh të ashpra.

Top Channel