Siri, rëndohet bilanci i viktimave

21/05/2011 10:50

Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë dje 44 manifestues anti-qeveritarë në qytete të ndryshme të vendit.

Lajmin e bën të ditur një aktivist i të drejtave të njeriut. Bilancet e mëparshme flisnin fillimisht për 21 dhe më pas për 34 viktima.

Ditën e djeshme, protestuesit që kërkojnë fundin e regjimit të udhëhequr nga Bashar al Assad janë kthyer në sheshet e shumë qyteteve siriane.

Sipas burimit, bilancet më dramatike regjistrohen në Marrat an Numan, në Alepo dhe Homs, qyteti i tretë për nga madhësia i vendit.

Top Channel