SHBA, burg përjetë piratëve somalezë

21/05/2011 01:05

Gjykata federale në Shtetet e Bashkuara dënoi me burgim të përjetshëm tre shtetas somalezë të akuzuar për pirateri dhe rrëmbim e më pas vrasjen e 4 shtetasve amerikanë.

Të tre të dënuarit janë pjesë e grupit prej 15 somalezësh që mbahen prej Shteteve të Bashkuara nën akuzën e piraterisë. Akuzat e tyre rëndohen më shumë nga vrasja e katër shtetasve amerikanë në brigjet somaleze pas rrëmbimit të jahtit të tyre.

Të dënuarit thanë para gjykatës se nuk kishin marrë pjesë drejtpërdrejt në vrasjen e shtetasve amerikanë.

Top Channel