Pakistan, hidhet në erë cisterna e NATO-s

21/05/2011 08:15

Një cisternë nafte e NATO-s ka shpërthyer në veri-perëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 15 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave cisterna po transportonte karburant për forcat e NATO-s në Afganistan, kur u hodh në erë gjatë natës pranë qytetit Landi Kotal, në rajonin Khiber.

Persona të shumtë u mblodhën për të mbledhur karburantin e derdhur, kur papritur një tjetër zjarr shpërtheu, ka bërë të ditur një oficer i policisë.

Të paktën 14 cisterna të tjera të NATO-s janë dëmtuar në sulme të ndryshme në afërsi të qytetit kufitar të Torkhamit. Deri tani nga shpërthimet nuk raportohet asnjë viktimë.

Rajoni i Khiberit është një rrugë jetike për transportin e furnizimeve për forcat e NATO-s në Afganistan, por autokolonat shpesh herë sulmohen nga militantë dhe kriminelë.

Top Channel