Liderët aziatikë, vizitë në Fukushima

21/05/2011 08:30

Liderët e Kinës dhe Koresë së Jugut ndodhen në Japoni për takimin e parë trepalësh që pas tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit.

Kryeministri kinez Wen Jiabao dhe presidenti koreano-jugor, Lee Myung Bak do të vizitojnë prefekturën e Fukushimës, ku impianti bërthamor i dëmtuar vijon të rrjedhë radioaktivitet.

Kryeministri japonez Naoto Kan pritet ta përdorë takimin për të siguruar vendet e tjera mbi sigurinë e produkteve japoneze.

Të tre liderët do të takojnë persona të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të krizës bërthamore, si dhe do të vizitojnë një gjimnaz që po përdoret si qendër evakuimi.

Top Channel