Kim Jong Il viziton Kinën

21/05/2011 03:40

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Il ndodhet për një vizitë në Kinë.

Lajmi njoftohet për mediat ndërkombëtare nga një zyrtar i lartë koreano-jugor.

Sipas zyrtarëve koreano-jugorë, vizita e Kim Jong Il në Kinë, e tretë brenda një viti tregon se Peniani ka nevojë për ndihmë dhe duke qenë se mandati i presidentit kinez, Hu Jintao përfundon vitin tjetër, lideri koreano-verior po kërkon vendosjen e marrëdhënieve me liderin e ardhshëm kinez.

Gjithsesi nuk përjashtohet që vizita të jetë ndërmarrë edhe për shkaqe shëndetësore. Kim Jong Il prej muajsh vuan një shëndet të dobët.

Vizita në Kinë mbërrin vetëm 1 javë pasi presidentit koreano-jugor, Lee Myung-bak ftoi zyrtarisht homologun Kim Jong Il për pjesëmarrje në një samit për sigurinë bërthamore që do të mbahet vitin e ardhshëm në Seul.

Top Channel