Iran, arrestohen 30 “spiunë” të SHBA

21/05/2011 13:30

Autoritetet e sigurisë në Iran kanë deklaruar sot se kanë arrestuar 30 spiunë, që sipas tyre punonin për Shtetet e Bashkuara.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Inteligjencës, të lexuar nga televizioni shtetëror iranian, të arrestuarit furnizonin me informacione CIA-n.

Kjo e fundit, sipas të njëjtit burim, i mblidhte informacionet duke përdorur ambasadat amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Malajzi.

Në komunikatën zyrtare thuhet më tej se, kundërspiunazhi iranian ka identifikuar 42 agjentë të CIA-s në vende të ndryshme të rajonit.

Top Channel