Izraeli urdhëron evakuimin e 29 fshatrave në jug të Libanit, rriten tensionet në kufi
Komandanti i trupave amerikane në Afganistan ka deklaruar se vrasja e Osama bin Laden mund të dobësojë influencën e Al Kaedës tek talebanët.
Por pavarësisht kësaj, gjenerali David Petraeus ka paralajmëruar se Afganistani mund të bëhet një strehim për grupet e terrorizmit ndërkombëtar.
Ndërkohë, anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara u kanë bërë thirrje ushtarëve amerikanë që të mos nxitojnë me tërheqjen e tyre.
Ndërsa talebanët, bëjnë të ditur autoritetet afgane, po rekrutojnë fëmijë për të kryer atentate vetëvrasëse.
Guerrilasit kanë prezantuar katër fëmijë në një konferencë për shtyp, të moshës nga 8 në 10 vjec dhe të hutuar nga kamerat që i xhironin përreth.
Top Channel