Ahmadinejad: BE na ka sjellë thatësirën

21/05/2011 12:25

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka akuzuar vendet evropiane se kanë organizuar një plan për të shkaktuar thatësirë në Iran dhe vende të tjera të rajonit.

Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj e përditshmja iraniane “Keyhan International”.

“Sipas disa raporteve mbi klimën, evropianët kanë përdorur disa instrumente për të bërë që retë që sjellin shiun të mos arrijnë vendet e rajonit tonë, mes të cilëve Irani”, ka deklaruar Ahmadinejad.

Deklaratat e cuditshme nuk janë të rralla për presidentin iranian, i cili vetëm pak ditë më parë tha se, SHBA e vranë Bin Laden pasi e kishin përdorur për qëllimet e tyre.

Në raste të tjera, Ahmadinejad ka akuzuar edhe administratën amerikane si përgjegjësen e vërtetë për sulmet e 11 shtatorit ndaj kullave binjake.

Top Channel