Afganistan, shpërthim në spitalin e Kabulit

21/05/2011 11:00

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në spitalin ushtarak të Kabulit, kanë bërë të ditur burime nga Ministria afgane e Mbrojtjes.

Sipas të njëjtit burim, shpërthimi, shkaqet dhe rrethanat e të cilit nuk dihen ende, ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

“Pati një shpërthim brenda kompleksit të spitalit ushtarak të Kabulit. Shpërthimi ka shkaktuar 6 viktima dhe dëme, por për momentin s’dihen detajet”, ka deklaruar zyra e shtypit e ministrisë.

Sulmi në fjalë mund të jetë pjesë e ofensivës së paralajmëruar nga guerrilasit talebanë, të cilët e kanë koduar me emrin “ofensiva e pranverës”.

Top Channel