Siria, NATO përjashton ndërhyrjen

20/05/2011 13:20

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka përjashtuar cdo mundësi për një ndërhyrje të armatosur në Siri.

“NATO nuk ka ndërmend të ndërhyjë në Siri. Ka një diferencë të qartë mes këtij vendi dhe Libisë”, ka deklaruar Rasmussen për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

Sipas tij, në Libi NATO vepron në bazë të një mandati të Kombeve të Bashkuara dhe ka mbështetjen e vendeve të tjera të rajonit.

“Ndërkohë që asnjë nga këto dy kushte të rëndësishme nuk ekziston në rastin e Sirisë”, ka saktësuar numri një i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Top Channel