Nju Jork, gjykata ndryshon masën për Strauss-Kahn

20/05/2011 22:15

Gjykata e Nju Jorkut urdhëroi ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kreun e FMN-së, Domenique Strauss-Kahn nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Pas këtij vendimi, Strauss-Kahn mund të lërë qelitë e burgut Rikers Island duke u transferuar në një banesë në Manhatan.

Avokatët e Strauss-Kahn thanë për mediat se u paguan 6 milion dollarë në total për lirimin e tij me kusht.

Top Channel