Meksikë, zjarr në burg

20/05/2011 20:55

14 të vdekur dhe 35 të plagosur është bilanci i përkohshëm i një zjarri që shpërtheu sot në burgun e Apodakës, në Meksikë.

Sipas të dhënave të para, flakët janë shkaktuar nga një qark i shkurtër.

Zjarri ka bërë që tavani i burgut të shembet dhe të zërë poshtë të burgosurit.

Top Channel