Egjipt, sërish përleshje ndërfetare

20/05/2011 01:40

Sërish përleshje fetare në Egjipt. Qindra të krishterë dhe muslimanë janë përleshur me njëri tjetërin në lagjen Ain Shams në Kajro.

Shkak i përleshjes është bërë hapja e një kishe të mbyllur prej thuajse 2 vitesh në këtë lagje për shkak të trazirave. Turmat hodhën gurë ndaj njëri-tjetrit e për pasojë dhjetra persona mbetën të plagosur.

Qetësia u vendos vetëm kur ndërhyri policia dhe ushtria për të rivendosur rendin e për të shpërndarë të dyja palët.

Top Channel