Tunizia: Gedafi nuk strehohet tek ne

19/05/2011 03:50

Tunizia hodhi poshtë pretendimet se në territorin e saj strehohet Gedafi apo familjarë të tij.

Ministri i Brendshëm tunizian, në një intervistë për Al Jazeera tha se as Gedafi dhe asnjë anëtar i familjes së tij nuk ndodhet në tokën tuniziane për momentin.

Lajmi se drejt Tunizisë kishte udhëtuar gruaja e Gedafit, Safia, vajza Aishe dhe djali Mohamed u përhap nga radiot tuniziane. Sipas tyre ata ndodhen në kompleksin turistik luksos të Djebas bashkë me pjesën më të madhe të udhëheqësve të regjimit libian.

Top Channel