Strauss-Khan jep dorëheqjen: Jam i pafajshëm

19/05/2011 09:00

Drejtori i FMN-së Strauss-Khan, i akuzuar për dhunë seksuale, ka dhënë dorëheqjen dhe ka siguruar se do të provojë pafajësinë e tij.

“Largohem për të mbrojtur Fondin, por mohoj çdo akuzë ndaj meje”, shkruan ai në një letër.

Sot për të do të zhvillohet jë tjetër seancë, përpara një tjetër gjykatësi nga ai që ishte vendosur fillimisht.

Avokatët e ish drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të paraqesin një tjetër kërkesë të lirimit me kusht.

Top Channel