Siria, BBC: Tanqe në kufi me Libanin

19/05/2011 12:55

Ushtria siriane ka vendosur në mënyrë masive tanket përgjatë kufirit libanez në afërsi të Arida, teatër prej ditësh i operacioneve të forcave të sigurisë dhe të ushtarakëve ndaj një qyteze kufitare, epiqendër e protestave anti-regjim.

Lajmin e ka bërë të ditur Nada Abdessamad, korrespodente e BBC.

Sipas aktivistëve sirianë, nga e shtuna e shkuar deri dje më shumë se 40 civilë janë vrarë në zonë nga forcat e sigurisë.

Por këto akuza mediat qeveritare i kanë përgënjeshtruar.

Top Channel