Obama, plan të ri për Lindjen e Mesme

19/05/2011 16:15

Presidenti amerikan Barack Obama do të mbajë një fjalim të gjatë ku do të prezantojë vizionin e tij për Lindjen e Mesme, pas muajsh të tërë trazirash në këtë rajon.

Ai pritet të njoftojë një seri paketash me ndihma për Egjiptin dhe Tunizinë, vende që pas protestave duket se po përqafojnë reformat demokratike.

Por nga ana tjetër, pritet që zoti Obama të mbrojë sanksionet e reja ndaj presidentit sirian Bashar al Assad, për shkak të reagimit të dhunshëm të ushtrisë ndaj qytetarëve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, sipas mediave ndërkombëtare, do të prekë gjithashtu edhe procesin e bllokuar të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Megjithatë, korrespondenti i BBC në Uashington thotë se pas dy vjetësh dështim në rinisjen e bisedimeve, askush nuk pret që Obama të japë stimuj të rinj.

Top Channel