Irak, atentat i dyfishtë në Kirkuk, viktima

19/05/2011 09:55

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur në një atentat të dyfishtë më Kirkuk, qendra kryesore e nxjerrjes së naftës në Kurdistanin irakian.

Lajmin e ka bërë të ditur burime të Ministrisë së Brendshme, ndërsa sipas policisë janë 20 personat e vrarë.

Dy bomba kanë shpërthyer në afrësi të shtabit të përgjithshëm të forcave të sigurisë së qytetit, 250 kilometra në veri të Bagdad.

Top Channel