Bluza me çertifikatën e lindjes së Obamës

19/05/2011 12:10

Çertifikata e lindjes së presidentit amerikan, Barack Obama në të shkuarën objekt i polemikave, është bërë një mjet për të financuar fushatën elektorale 2012.

Nga sot janë nxjerrë në shitje bluza elektorale në të cilat është printuar nga çertifikata e lindjes.

Për muaj të ashtuquajturit “birthers”, siç ishte edhe Donald Trump, kishin mbështetur idenë se Obama nuk bënte publike çertifikatën sepse nuk kishte lindur në SHBA.

Top Channel