Bin Laden, mesazhi audio në internet

19/05/2011 08:50

Al Kaeda ka shpërndarë një mesazh audio të Osama bin Laden. Lajmin e ka bërë të ditur Site, organizata amerikane e vëzhgimit të faqeve xhihadiste.

Në mesazhin prej 12 minutash, Bin Laden vlerëson revolucionin që po ndodh në botën arabe.

Në regjistrimin që është bërë bërë një javë para vdekjes, ish numëri një i Al Kaedës fton ndjekësit e tij “të organizojnë një ‘qendër operacioni’ që të punojë paralelisht për të shpëtuar popujt që po luftojnë për të rrëzuar tiranët e tyre”.

Top Channel