Argjentinë, bie avioni, nuk ka të mbijetuar

19/05/2011 09:15

Një avion me 22 persona në bord është përplasur në tokë, ndërsa ishte duke fluturuar në qellin e Patagonisë argjentinase.

Përpara përplasjes pilotët e avionit, një Saab 340 i kompanisë “Sol”, kanë lëshuar një mesazh emergjence.

Mes 19 pasagjerëve të vdekur dhe 3 anëtarëve të ekuipazhit, 1 ishte i mitur.

Një banorë pranë zonës ku ndodhi përplasja, ka deklaruar se ka parë një “top zjarri”.

Top Channel