Dokumentet e reja hedhin dritë mbi rrjetin e Epstein në botën e modës, emailet zbulojnë kontakte me modele të reja
Mbi Dominique Strauss Kahn po shtohen presionet për t’u tërhequr nga posti i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ministrja austriake e Financave, Maria Fekter i ka bërë atij thirrje që të marrë në konsideratë opsionin në fjalë.
Ndërkohë që homologia e saj spanjolle, Elana Salgado ka shprehur mbështetjen e saj për viktimën e agresionit seksual.
Strauss Kahn mbahet nën arrest në burgun më famëkeq të Nju Jorkut, Rikers Island, pas arrestimit të tij ditën e shtunë, nën akuzën e tentativës së dhunimit të një kamariereje të hotelit.
Ai konsiderohej favorit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë dhe shumë persona mendojnë se mund të ketë rënë në grackën e ngritur nga rivalët e tij.
Top Channel