Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA
Një helikopter i NATO-s ka plagosur dy persona në një sulm në rajonin pakistanez të Uaziristanit Verior.
Helikopteri ka goditur një pikë kontrolli në kufi me Afganistanin, në zonën Data Kehl, bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një zëdhënës i forcave perëndimore në Afganistan ka deklaruar se ngjarja do të hetohet.
Lajmi për sulmin vjen dy javë pasi Osama bin Laden u vra nga komandot amerikanë në qytetin pakistanez të Abotabadit.
Ditën e djeshme Pakistani dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje kundër terrorizmit, por Islamabadi paralajmëroi rishikimin e marrëdhënieve në rast sulmesh të tjera të njëanshme.
Top Channel