Anija “Endever” niset drejt misionit final

16/05/2011 16:05

Anija hapesinore “Endever” eshte nisur nga Florida, ne nje mision final,
i cili duhet te fillonte qe ne fund te prillit, por problemet me
sistemin elektrik e detyruan te shtyhej disa here.

Ky eshte udhetimi i fundit i ketij shatelli dhe i parafundit per udhëtimet e hapësirës në programin 30-vjeçar të NASA-s për këto lloj anijesh. Fluturimi për në Stacionin Orbital Ndërkombëtar komandohet nga Mark Kelly, bashkëshorti i anetares se kongresit Gabrielë Giffords, e cila u plagos rëndë nga një person që hapi zjarr ndaj turmës në shtetin Arizona në muajin janar.

Giffords ka qene e pranishme ne ceremonine e leshimit. Prania e saj ne Cape Canaveral te Florides, i shtoi nje kapitull te ri sages se jashtezakonshme te mbijeteses dhe rekuperimit, 5 muaj pasi u qellua me plumb ne koke. Ne 28 qershor, nese cdo gje shkon sipas parashikimeve, Atlantis do te behet shatelli i fundit i NASA-s qe dergohet ne hapesire.

50 vjet pas dërgimit ne kozmos të astronautit të parë amerikan Alan Shephard, NASA do t’i jape fund misioneve të këtij lloji. Agjencia Amerikane e Hapësirës do të përdorë pas kesaj anije hapesinore te ndertuara nga firma private, qe pritet te jene po aq të fuqishme dhe të besueshme, dhe t`i kushtojnë shumë më pak taksapaguesve amerikanë.

Top Channel