Turqi, protesta kundër censurës në internet

15/05/2011 17:15

Mijëra turq kanë zbritur në rrugët e Stambollit me parrullën “Hiqi duart nga interneti im”, për të protestuar ndaj censurës së vendosur nga qeveria Erdogan.

“Turqia e lire, interneti i lirë” dhe “Taip, larg duart nga interneti im”, duke iu referuar kryeministrit turk, ishin disa nga parrullat e tjera të hedhura nga mbi 5 mijë protestues në lagjen Istikal, një ndër zonat kryesore të qytetit turk.

Në Turqi, prej disa ditësh ka hyrë në fuqi një ligj që censuron faqet e internetit. Ligji, sipas autoriteteve turke është për të parandaluar faqet pornografike, por sipas protestuesve, ligji censuron edhe mjaft faqe të tjera, kryesisht informative.

Top Channel