Pakistani dënon sulmin e SHBA

14/05/2011 09:00

Parlamenti pakistanez ka bërë thirrje për një rishikim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, pas sulmit amerikan që vrau Osama bin Laden.

Në një sesion të gjatë ku është diskutuar për operacionin ku mbeti i vrarë kreu i Al Kaedës, deputetët kanë kërkuar një hetim të pavarur.

Ata kanë miratuar unanimisht një rezolutë që vendos embargo ndaj kalimit tranzit të automjeteve të NATO-s, derisa SHBA të ndalin sulmet me avionë të telekomanduar.

Seanca parlamentare u zhvillua pas atentatit të dyfishtë të ditës së premte, ku mbetën të vrarë rreth 80 persona në veri-perëndim të Pakistanit.

Guerrilasit talebanë morën përsipër autorësinë, duke deklaruar se sulmi ishte një hakmarrje për vrasjen e Osama bin Laden.

Top Channel