Siri, UNHCR: 850 viktima nga dhuna

13/05/2011 16:10

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si “shumë shqetësuese” informacionet mbi 700-850 personat e mbetur të vrarë në Siri që prej fillimit të protestave kundër regjimit, më 15 marsin e shkuar.

“Kemi marrë informacione nga organizata jo qeveritare që bëjnë të ditur se nga 700-850 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar. Nuk mund të verifikojmë këto të dhëna, por ka lista të detajuara dhe nuk besojmë se janë shifra të pamundura”, është shprehur në Gjenevë zëdhënësi i UNHCR-së.

Top Channel