Britani, bilanci negativ, qeveria shet verë

13/05/2011 16:50

Financat e qeverisë britanike janë aq në rënie sa qeveria britanike ka vendosur të shesë disa shishe vere më të kushtueshmet e kantinës së saj.

Vlera totale e verës së magazinuar për ceremonitë e shtetit është pothuajse 864 mijë sterlina (më shumë se 993 mijë euro) dhe përfshinë marka prestigjoze si Chateau Latour, Chateau Lafite, Chateau Margaux e Chateau Mouton Rothschild.

Qeveria kishte në plan të shiste të gjithë kantinën që menaxhohet nga Ministria e Jashtme, gjë që është anuluar më pas.

Megjithatë do të ketë një shitje të verërave më të mira, që do të shërbejë si financim për blerjen e shisheve të reja.

Top Channel