Bin Laden, frikë për sigurinë e komandove

13/05/2011 09:10

Autoritetet amerikane do të përforcojnë sigurinë rreth komandove elitë që vranë në fillim të muajit kreun e Al Kaedës, Osama bin Laden.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, sipas të cilit anëtarët njësisë Navy Seal kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Al Kaeda ka bërë thirrje për hakmarrje për vdekjen e liderit të saj, në rezidencën e tij në Abotabad, në veri të Pakistanit.

Zoti Gates ka deklaruar se javën e kaluar është takuar me komandot që kryen operacionin, të cilët i ngritën shqetësimin për sigurinë e familjeve të tyre.

“Aktualisht po shqyrtojmë se cfarë masash të marrim për të forcuar sigurinë”, ka nënvizuar sekretari i Mbrojtjes.

Top Channel