Kenia, Al Kaeda kërcënon gjyshen e Obama

12/05/2011 16:55

Sarah Hussein Obama, gjyshja e presidentit të Shteteve të Bashkuara që jeton në Kenia, ka marrë kërcënime për jetën nga Al Shabab, dega e Al Kaedës me bazë në Somali.

Sipas autoriteteve lokale, masat e sigurisë janë përforcuar për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme pas vdekjes së Osama bin Laden.

Rrjeti informativ amerikan ABC njofton se gruaja nuk është aspak e shqetësuar. “Jeta ime nuk është aspak e kushtëzuar. Kam liri të plotë lëvizjeje”, ka deklaruar ajo.

Top Channel