Japoni, fushatë për kursimin e energjisë

12/05/2011 16:25

Licensë për t’u paraqitur në punë me xhinse dhe bluza të markës “polo”, në emër të kursimit të energjisë.

Është kjo nisma e njoftuar nga ministri i Ambjentit në Japoni, që nga qershori do të lejojë punonjësit që të vishen “casual”, për të kufizuar përdorimin e kondicionerëve.

Fushata është pagëzuar me emrin “super cool biz” dhe ka si objektiv shmangien e përdorimit të ajrit të kondicionuar gjatë verës.

Nisma parashikon që punëtorët të lënë në shtëpi xhaketat, këmishët dhe kravatat gjatë muajve të nxehtë dhe të shkojnë në zyrat e tyre të veshur sportiv.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri japonez Naoto Kan bëri një “mea culpa” dhe shprehu angazhimin e tij personal për zgjidhjen e krizës bërthamore në Fukushima.

Ai njoftoi heqjen dorë nga rroga deri në rikthimin e normalitetit në impiantin bërthamor të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 11 marsit.

“Duhet të ndalemi një moment dhe ta mendojmë nga fillimi”, tha Kan, duke iu referuar projektit për të cuar në 50% brenda vitit 2030 kuotën e energjisë elektrike të prodhuar nga centralet atomike.

Top Channel