Vijon numërimi, Rama kryeson në Tiranë

09/05/2011 07:05

Në Tiranë deri në orën 05:40 minuta janë numëruar 7 kuti votimi me 2850 vota nga të cilat kandidati PS-së Edi Rama ka 1482 vota, ndërsa kandidati PD-së Lulzim Basha ka 1368.

Ndërkohë vijon proçesi i numërimit në Tepelenë ku kandidati i PS-së Tërmet Teci kryeson me 1590 vota, ndaj Reshat Zike i LZHK-së që ka 1023 dhe atij të PD-së që ka 600 vota.

Në Gjirokastër, Flamur Bime i PS-së deri tani ka 1114 vota, ndaj Sinojmerit të PD-së që ka 912 vota.

Në Elbasan, pas 7 kutive të numëruara Qazim Sejdini i PS-së kryeson me 2057 vota ndaj Durim Hushit të LSI-së me 1546 vota.

Rezultati i 5 kutive të para në Fier nxjerrë në krye Baftjar Zeqon me 780 vota, ndaj 611 vota të Ilir Beles.

Sipas rezultati paraprak në Lushnje, Fatos Tushe i PS-së kryeson me 843 vota, ndaj Albert Sanxhakut të LSI-së me 607 vota.

Në Berat, rezultati i 3 kutive të para nxjerrë në krye kandidatin e PS-së Nasufi me 457 vota, ndaj 635 të Deçollit të PD-së.

Numërohen 4 kuti në Kuçovë, ku Bardhyl Gjyzeli kryeson me 856 vota ndaj 744 të Selfo Kapllanit.

Në Vlorë, numërohen 5 kutitë e para, Shpëtim Gjika kryeson me 1792 vota, ndaj Ardian Kollozit që ka 1532 vota.

Në Himarë, në 3 kuti, Jorgo Goro i PS-së ka 191 vota, ndaj Savo Priftit të PD-së që ka marrë 115 vota. Ndërkohë Vasil Bollano vjen në vend të tretë me 110 vota.

Në Korçë, në 5 kutitë e para, Andrea Mano i PD-së ka 851 vota, ndaj 956 votave të Niko Peleshit të PS-së.

Në Lezhë, në 7 kutitë e para Viktor Tusha i LSI-së, kryeson me 291 vota ndaj Gjok Jakut të PS-së.

Në Pukë, në 5 nga 6 kuti Beqir Arifaj i PD-së kryeson me 925 vota, ndaj Enver Sulejmanit të PS-së që ka 882.

Në Kamëz, pas 5 kutive të numëruara Xhelal Mziu i PD-së ka 1234 vota, ndaj Rakip Sulit të PS-së me 1196 vota.

Në Sarandë, në 3 kuti Edmond Gjoka i PD-së ka 396 vota, ndaj Stefan Çipës së PS-së me 573 vota.

Në Bajram Curri, në 2 kuti, Agron Demushi i PD-së ka 544 vota, ndërsa Avni Dega i PS-së 277 vota.

Në Përmet, në pesë kuti, Gilberto Jaçe i PS-së ka 1407 vota, ndaj 1260 vota të Kujtim Hoxhës së PD-së.

Në Poliçan, në kutinë e parë, Adriatik Zotka i PBDNJ-së ka 127 vota, ndërsa Çaush Qato i PR-së 106 vota.

Në Ballsh, në 2 kuti, Dallëndyshe Alikaj e PD-së ka 489 vota, ndaj 572 votave të Ilir Çelës së PS-së.

Në Kukës, në 5 kuti, Hasan Halilaj i PD-së ka 1455 vota, ndaj Alfred Cengut të PS-së që ka 1000 vota.

Top Channel