Sarandë, tritol në makinën e policit

09/05/2011 16:00

Një shperthim i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit qytetin e Sarandës.

Nje sasi tritoli ishte vendosur ne makinen e shefit te grupit te gatshem te komisaritatit te policise ne kete qytet.

Shefi i policisë në momentin e shpërthimit, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ishte me shërbim në ambientet e KZAZ-së.

Nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të gjetur autorët e këtij akti.

Top Channel