Rama: Fitore e qartë; beteja vazhdon

09/05/2011 15:10

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se Aleanca për të
Ardhmen ka fituar qartë zgjedhjet lokale 2011, ndërsa theksoi se beteja
vazhdon ende duke kërkuar prej numëruesve që të përmbushin me
korrektësi dhe vendosmëri detyrën e tyre.

“Ne kemi fituar zgjedhjet. Lista e fitoreve po zgjatet dhe gjerdani i triumfit tonë vazhdon të zgjatet. Theksoj fitoren e një zonje në Burrel dhe jam i gëzuar t’iu them se një grua do të drejtojë bashkinë e këtij qyteti për katër vitet e ardhshme”, tha Rama.

Sipas kandidatit deri më tani favorit për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, fitorja është arritur jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në bashki dhe komuna surprizë.

“Apeli im për cdo socialist, për cdo qytetar të qëndrojë në këmbë deri në votën e fundit”, tha Rama.

Top Channel