PS publikon rezultate: Rama kryeson

09/05/2011 11:55

Partia Socialiste publikon rezultatet e para të saj për zgjedhjet lokale
2011 për disa prej bashkive më të mëdha në vend, duke nisur nga Tirana,
ku kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama në 38 qendra votimi të
numëruara kryeson me një diferencë prej 10 përqind të votave ndaj
kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.

“Rama kryeson me 55 përqind të votave përkundrejt 45 perqind që ka kandidati Basha. Në Himarë, Rrëshen, Përmet, Sarandë e Gramsh kanë fituar kandidatët tanë. Po ashtu pritet fitore edhe në Durrës e Pogradec”, tha zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli.

Në një dalje për mediat të pak minutave më parë, Kodheli bëri apel për kryeministrin Berisha që të mos pengojë procesin e numërimit.

“Braktisja e numërimit të votave nga komisionerët e së djathtës ka sjellë shkeljen e standardeve. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë, ndërsa humbësi të pranojë humbjen”, tha Kodheli.

Top Channel