PDIU: Parregullsi në Elbasan, Vlorë e Berat

09/05/2011 16:45

Në një njoftim për shtyp PDIU shprehu shqetësim për parregullsi në
procesin e numërimit dhe cënimin e votës së saj në qarqet Elbasan, Vlorë
e Berat.

PDIU paralajmëroi se do të ndjekë procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi.

Partia e Cameve u bëri thirrje forcave politike të administrojë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel