Kodheli: Kundërshtarët, humbje të thellë; Bumci: Basha përmbysi rezultatin

09/05/2011 18:05

Dy kampet politike kanë ashpërsuar disi tonet duke dalë me deklarata dhe
kundër-deklarata nga selitë e tyre, ndërsa procesi i numërimit në rang
vendi po vijon me ritme të ngadalta.

Pas daljes së Jozefina Topallit, e cila kërkonte prej Ramës dhe mbështetësve të tij që të pranojnë cdo rezultat, ishte zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, e cila ngriti pyetjen nëse kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij do të pranojnë humbjen e thellë në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të vendit.

“E dini që keni humbur trecerekun e bashkive që keni sot? Sa për  Tiranën, deri më tani Rama është 1242 vota para kundërshtarit të tij. Ne fund te procesit, Rama do të arrijë fitoren spektakolare”, tha Kodheli.

Vetëm disa minuta më vonë nga kampi demokrat, Aldo Bumci deklaroi se kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përmbysur rezultatin.

Megjithatë Bumci theksoi se pavarësisht optimizmit për te dhenat e deritanishme, e djathta do të presë rezultatin përfundimtar.

Top Channel