Gjirokastër, ankohet LZHK

09/05/2011 15:55

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar në Gjirokastër denoncon mungesën e siglës
politike të kësaj force në listën e subjekteve politike të
procesverbaleve që po mbahen prej grupeve të numërimit në KZAZ 25.

Kandidati i kësaj force politike për bashkinë e Gjirokastrës Mariglen Kociu pretendon se votat e këtij subjekti nuk janë lexuar normalisht dhe se ka shkelje serioze ligjore në mënyrën sesi është vepruar deri në këto momente me numërimin.

Ndërkaq KZAZ këtu pretendon se gabimi ka qenë i KQZ  prej nga kanë ardhur fletët e procesverbaleve.

Ky gabim teknik në dokumentacion u përcaktua prej KZAZ, si problemi më serioz teknik rast për të cilin kështë kërkuar që zgjidhja të vijë nga KQZ.

Top Channel