Brace: KQZ, të dhëna të pasakta

09/05/2011 19:30

Deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk po jep të dhëna të sakta të procesit zgjedhor.

“KQZ-ja e Arben Ristanit, njësoj si në vitin 2009 po mashtron qytetarët me të dhëna të pasakta. Ne kemi zyrën tonë operative të mbledhjes së të dhënave nga cdo qendër dhe zonë. Ne kemi informacion për cdo të fletë votimi”, tha Brace.

Sipas tij, Ristani është një përsëritës i veprave kriminale të rënda që po cënon drejtpërdrejt lirinë e qytetarëve me votë.

“Qytetarët të jenë të qetë, vota e tyre do të lexohet një më një. Ne do të jemi pranë cdo grupi, përballë cedo ekrani ku shfaqet vota e nxjerrë nga kutia e votimit. Jemi këtu që vota juaj nuk do të preket në asnjë mënyrë”, tha Brace.

Top Channel