Siri, sulm në periferinë e Damaskut

05/05/2011 08:15

Qindra ushtarë sirianë me veshje luftimi kanë hyrë gjatë natës në periferinë e Saqba në Damask, duke mësyrë në disa banesa dhe duke bërë dhjetra arrestime.

“Kanë prerë komunikimin përpara se të hynin. Nuk ka pasur rezistencë dhe rreth 300 persona janë arrestuar”, ka treguar një banor i zonës.

Në periferi mijëra persona kishin kërkuar largimin e presidentit Bashar al-Assad.

Top Channel