Rrjedhje radioaktiviteti në anijen akullthyese

05/05/2011 14:05

Një rrjedhje materiali radioaktiv është verifikuar sot në bordin e një anijeje akullthyese ruse me motor bërthamor në Arktik.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia federale e flotës bërthamore ruse, Rosatom.

Mjeti është detyruar të kthehet në portin e nisjes në detin Barents, në veriperëndim.

Top Channel