Rojet e Bin Laden kishin celularë

05/05/2011 09:40

Osama Bin Laden nuk donte as linjë telefoni dhe as akses në internet në
vendstrehimin e tij në Pakistan. Ishte shumë e rëndësishme ruajtja
absolute e sekretit në strehën e tij.

Por kanë qenë pikërisht rojet e tij që kanë tradhëtuar në mënyrë të pavyllnetshme sheikun e terrorit, teksa përdornin pa problem telefona celularë.

Pajisjet janë përgjuar nga inteligjenca amerikane, duke ndihmuar kështu në zbulimin dhe eleminimin e Osamës.

Në vendstrehimin në Abbottabad janë gjetur pesë telefona, bën të ditur NBC, duke iu referuar burimeve nga Pentagoni.

Celularët kanë qenë një gabim i madh për sigurinë e themeluesit të Al Kaedës. National Security Agency i ka përgjuar prej muajsh, duke hequr çdo dyshim mbi goditjen e objektivit.

Top Channel