Publikohen foto nga vendstrehimi i Bin Laden

05/05/2011 01:30

Menjëherë pas deklaratës së presidentit amerikan, Barak Obama se fotot e vrasjes së Osama Bin Ladenit do të mbeten sekret, agjencia e lajmeve Reuters, publikoi foto nga vendi ku strehohej kryeterroristi saudit në Pakistan.

Në to tregohen tre trupa të mbytur në gjak dhe të pa armatosur brenda oborrit të ndërtesës ku qendronte Bin Laden.

Në foto paraqiten tre burra të vrarë dhe asnjë prej tyre i armatosur. Dy prej tyre janë me veshje tradicionale pakistaneze ndërsa një tjetër mbante veshur një bluzë.

Fotot janë bërë nga një zyrtar i sigurisë pakistaneze, që ka dashur të mbesë anonim, i janë shitur Reuters. Asnjëri prej viktimave nuk i ngjan Osama Bin Ladenit.

Duke iu referuar kohës së shkrepjes së tyre, ato mbajnë datën 2 maj dhe orën 02:30 minuta të mëngjesit, thuajse një orë pas sulmit gjatë të cilit mbeti i vrarë Osama Bin Laden.

Reuters beson në origjinalitetin e fotove sepse detajet e helikopterit të rrëzuar përkojnë me ato të një fotoje të bërë në mënyrë të pavarur të hënën. Trupat amerikane humbën një helikopter për shkak të problemeve mekanike dhe më vonë e shkatërruan atë.

Top Channel