Maldive, përleshje me policinë, 300 të plagosur

05/05/2011 14:15

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Maldive ku në ditët e shkuara ka shpërthyer një protestë popullore kundër qeverisë, e konsideruar përgjegjëse për jetesën e shtrenjtë dhe krizën që ka përfshirë arkipelagun mysliman, destinacion i njohur turistik.

Demonstratat që filluan pesë ditë më parë në valën e revolucionit të vendeve arabe, kanë shkaktuar deri tani rreth 300 të plagosur në përleshjet e dhunshme me policinë.

Sipas mediave lokale, janë dhjetra të arrestuar.

Top Channel