“Luftë” në Holandë, disa të vrarë në Amsterdam

05/05/2011 01:05

Disa persona kanë mbetur të vrarë nga një shkëmbim zjarri në Holandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Amsterdam në një pikë servisi automjetesh.

Autoritetet nuk publikojnë numrin e saktë të të vrarëve, por thonë se në vendngjarje janë arrestuar disa persona të plagosur dhe dhjetra armë zjarri.

Dyshimi i parë, sipas autoriteteve holandeze, mbetet ai i larjes së hesapeve mes bandave rivale të krimit që veprojnë në qytetin e Amsterdamit.  

Top Channel